Treni ndan në dysh autobusin, mbi 16 të vdekur në Rusi (VIDEO)
Nga përplasja mes një treni dhe autobusi i cili po transportonte disa punëtorë emigrantë nga Uzbekistani, kanë humbur jetën të paktën 16 persona dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sipas hetimeve paraprake, autoubusi kishte ngecur në pistën hekurudhore.

Ndërsa sipas mediave ruse, autobusi duhet të ketë mbetur në shina, pasi shoferi mund të ketë injoruar sinjalin e dritës së kuqe.

Autoritetet ruse thanë se shoferi i autobusit është përpjekur për të nxjerrë udhëtarët jashtë automjetit dhe disa prej tyre u përpoqën të shtynin autobusin nga pista përpara përplasjes fatale.

Megjithatë numri i personave që kanë vdekur ende nuk është zyrtarizuar pasi sipas autoriteteve ruse, mendohet se numri i viktimave mund të shkojë deri në 19. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori