Treni del nga shinat në Zvicër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një tren i „Rhetische Bahn“ ka dalë sot pasdite nga shinat në Zvicrën lindore, më saktësisht në Diefencastel.

Treni i cili po udhëtonte prej St. Moritz-it në drejtim të Chur-it dyshohet se është përplasur me shëmbje dheu dhe ka dalë nga shinat.

Shumë helikopterë dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur në vendngjarje.

Për shkak të aksidentit, linja hekurudhore Chur- St. Moritz në Oberengadin, midis Thusis dhe Tiefencastel është ndërprerë.

Ende nuk ka burime zyrtare se sa viktima apo të plagosur ka nga ky aksident. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori