Trendi më i rrezikshëm i modës në histori (FOTO LAJM)

Shumë njerëz do të thonë se disa prej tendencave moderne të modës janë të çuditshme dhe në disa raste edhe të rrezikshme.

Megjithatë, nëse i kthehemi trendeve të modës në të kaluarën, mund të shohim njerëz që kanë rrezikuar jetën e tyre vetëm për të vazhduar me tendencën më të fundit të modës.

Lidhja e këmbëve ose siç e quanin kombinimi i këmbëve një zakon i përhapur në Kinë që zgjati më shumë se një mijë vjet nga shekulli i 10-të deri në shekullin XX, është konsideruar nga shumë njerëz si një nga trendet më të rrezikshme të modëshistori.

Për shekuj me radhë këmbët e vogla dhe të lakuara ishin një simbol i bukurisë në kulturën kineze dhe tradita e çuditshme e lidhjes së këmbëve u kalua nga nëna tek vajza, nga brezi në brez, duke shkaktuar shumë probleme mjekësore dhe në shumë raste edhe vdekje.


Shtuar më 01/10/2017, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori