Trembëdhjetë emigrantë libianë asfiksohen në një kamion të mbyllur
Të paktën 13 emigrantë kanë humbur jetën nga asfiksimi në një kamion të mbyllur, pasi kishin tentuar të kalonin nga plazhet perëndimore të Libisë, përmes detit Mesdhe në Evropë, njoftoi sot Kryqi i Kuq libian.

Kontenieri i mbyllur është transportuar nga qyteti qendror Bani Walid në Khoms në Libinë perëndimore.

Por trafikantët shkarkuan ngarkesën e njerëzve pranë një forcë anti-trafikimi në Khoms. Kreu i Kryqit të Kuq tha se vdekjet kanë ndodhur të hënën.

Ai u shpreh se shumë nga të mbijetuarit kishin thyer gjymtyrët
Një vajzë 5-vjeçare ishte në mesin e të mbijetuarve. Ndërsa dy nga viktimat janë të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Gjatë katër viteve të fundit kanë humbur jetën një numër i madh i emigrantëve, te cilët nga Lindja e Afërt dhe shtet afrikane, kanë tentuar që në mënyra të rrezikshme të shkojnë në Evropë. /albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori