“Ç’punë ka lufta në Ukrainë me Shqipërinë?” Berisha: Rama kontrollon çmimet e karburantit me Borde

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me qytetarët në Libohovë është shprehur se kryeministri Edi Rama kontrollon çmimet e energjisë me Borde.

Kreu i PD-së po ashtu shtoi se lufta në Ukrainë nuk ka lidhje me Shqipërinë.

“Ky kontrollon çmimet me bordet e tij. Ç’punë ka lufta me ujërat tona. Ne jemi vend që prodhojmë energji nga ujërat. Ka zero ndikim lufta në Ukrainë, pasi ka zero ndikim lufta e Ramës. E vjedh. E shet KESH agjentëve tregtarë, me 40 euro, këta e shesin me 180 euro dhe lekët i ndajnë me qeveritarët.

Shqiptarët janë të vetmit, pasi 99% e energjisë e kemi nga ujërat. S’kemi lidhje me naftë në Rusi dhe Ukrainë. Ne kemi çmimin e energjisë 30-40% më të lartë se Kosova, e cila e nxjerr nga qymyri me kosto me të larta dhe Maqedonia që të nxjerr me TEC-e, por këtu vidhet. Është histori e dhimbshme, e cila ka si rezultante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë sistem i tillë. Vijë këtu dhe kam qenë i prekur nga akti. Një mësuese për 30 vite, shembullore, i shërbeu fëmijëve tuaj, komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake për qëllime politike. Skenar i turpshëm që tregon krizën morale të këtij regjimi”, tha Berisha./albeu.com