Tregtia boterore zvogelohet me 12%
Albeu.com
Edhe pse nga fundi i vitit të kaluar ekonomia botërore filloi të rikuperohet, vëllimi i përgjithshëm i këmbimit global tregtar në nivel vjetor u pakësua me 12 për qind, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të tregtisë (OBT), Paskal Lami.
"Tregtia globale ishte viktimë e krizës ekonomike", theksoi Lami gjatë vizitës në Bruksel, ku mori pjesë në tubimin në organizim të Qendrës evropiane për politikë, duke shtuar se ajo paraqet rënien e saj më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Lami refuzoi të japë parashikime konkrete për zhvillimin e tregtisë globale në vitin 2010, duke theksuar se është i sigurtë se do të paraprijë rikuperimi i saj. "Është e vështirë të thuhet nëse ai rikuperim do të jetë i përkohshëm apo i qëndrueshëm, por një gjë është e sigurtë - ai filloi", tha Lami.
Shtuar më 25/02/2010, ora 20:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori