U hodh nga lartësia në det, paralizohet pushuesi rumun në Sarandë, niset drejt Traumës

Një ngjarje ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë ku një pushues rumun është hedhur nga lartësia në det duke marrë kështu edhe lëndime të rënda.

Mësohet se ka mbetur i plagosur një turist nga Rumania, Catälin Dumitru Macanu, 38-vjeç.

Ky i fundit është transportuar e helikopter drejt Traumës, pasi ka marrë plagë të rënda.

Gjashtë ditë më parë, një pushues 28-vjeçar nga Tepelena u transportua me helikopter në Tiranës pas frakturës së rruazave të qafës të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës./albeu.com