Tre të vdekur e 30 të plagosur nga shpërthimi i gazit në Gana (FOTO LAJM)

Shpërthime të mëdha kanë tronditur një depo të karburantit në kryeqytetin e Ganas, Accra, duke vrarë të paktën tre persona.

Shpërthimet dërguan një flakë gjigande në qiell dhe i detyruan banorët të iknin nga zona e kryqëzimit atomik, në veri-lindje të qytetit, thonë zyrtarët për media të huaja.

Shpërthimi i parë mësohet se u pasua edhe nga një i dytë, si dhe një zjarr që përfshiu një karburant aty pranë.

Flakët, në rrethinat e Legon, u vunë nën kontroll nga autoritetet. Shumë prej të evakuuarve ishin studentë na Universiteti i Ganës, i cili ndodhet në këtë zonë.

Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:30, ndërsa raportet pohojnë një cisternë që dërgon gazin natyror u kaplua nga zjarri.

Tre vetë u konfirmuan të vrarë dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori