U afruan me makinë dhe qëlluan 30 vjeçarin, çfarë u bë shkak për konfliktin mes grupeve

Pasditen e sotme një person mbeti i plagosur pas një sherri në Lezhë.

Autori Daniel Rama ka qëlluar në dorë 29-vjeçarin Odise Simoni, ndërsa ky i fundit është duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Mabë. Në këtë konflikt janë përfshirë dy grupe, të cilët udhëtonin me mjete.

Dy grupet janë banorë të fshatit Gjadër dhe shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i vjetër familjar mes autorit dhe të plagosurit.

Njoftimi i plotë

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 21.06.2020 18:06