Tre policë të vrarë dhe një i plagosur gjatë operacionit të shpëtimit në Francë
Autoritetet franceze kanë thënë se tre zyrtarë policorë janë qëlluar për vdekje dhe i katërti është plagosur pasi kanë arritur në një shtëpi për t’iu përgjigjur thirrjeve për dhunë në familje.

Zyrtarët kanë tentuar t’i ndihmojnë një gruaje që ishte ngjitur në kulmin e një shtëpie në një fshat të rajonit Massif Central në Francë.

Sulmuesi besohet se ka qëlluar zyrtarët dhe ka djegur shtëpinë.

Gruaja më pas është shpëtuar nga policia dhe sulmuesi është gjetur i vdekur, kanë thënë zyrtarët.

Burimet policore janë cituar duke thënë se burri është gjetur në makinën e tij dhe besohet se ka kryer vetëvrasje.

Presidenti francez, Emmnauel Macron ka shprehur solidaritet me forcën policore franceze, duke thënë përmes një postimi në Twitter: "Për të na mbrojtur neve, forcat tona rrezikojnë jetën e tyre. Ata janë heronjtë tanë”.

Prokurorët kanë thënë se i dyshuari, 48-vjeçar ka fituar vëmendje në të kaluarën për shkak të një konflikti për kujdestari të fëmijëve.

Ata kanë thënë se një zyrtar policor është qëlluar për vdekje dhe tjetri është plagosur pas mesnatës.

Dy të tjerë janë vrarë më vonë kur kanë arritur në skenën e sulmit.

Ministria e Brendshme e Francës ka raportuar se 146 gra janë vrarë nga partnerët e tyre vitin e kaluar, duke nxitur kështu fushatë kombëtare kundër dhunës në familje./REL
Shtuar më 23/12/2020, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori