Tre nga 290 viktimat e sulmit në Sri Lanka janë fëmijët e miliarderit danez
Tragjedia e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Sri Lanka u mori jetën të paktën 290 personave dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur, pas sulmit terrorist.

Ndër tre viktimat, ishin edhe fëmijët e mitur të miliarderit të njohur danez Anders Holch Povlsen, aksioneri më i madh i firmës së njohur të veshjeve, ASOS.


Tre nga katër fëmijët e tij janë konfirmuar të vdekur nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze, ndërsa ndodheshin me pushime në Sri Lanka.

Ndërkohë deri më tani janë arrestuar 24 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin e rëndë.
Shtuar më 22/04/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori