EMRAT/ Nga Sekretari i Përgjithshëm tek Sekretari për Çështjet Zgjedhore, kush janë drejtuesit e rinj të strukturave në PD

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e strukturave drejtuese në Partinë Demokratike.

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, u zgjodh, Flamur Noka. Në postin e nënkryetarit u zgjodhën Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka.

Sekretar Organizativ u zgjodh Ervin Minarolli.

Sekretar për Organizatat Partnere është zgjedhur Megi balliu me 103 vota.

Ndërkohë në postin e Sekretare për Luftën Kundër Korrupsioni fituese u shpall Ledia Mandia.

Për Sekretariatin për të Drejtat e Njeriut fitues u shpall Bislim Ahmetaj.

Sekretar për Integrimin Europian është zgjedhur Edmond Spaho i cili ika marrë 107 vota.

Sekretar për Marrdhëniet me Publikun është zgjedhur Jola Hysaj me 111 vota.

Sekretar për ish-të Përndjekurit Politik është zgjedhur Lorenc Luka me 112 vota.

Sekretar për Emigracionin dhe diasporën u zgjodh Indrit Hoxha, i cili mori 104 vota.

Sekretar për Pushtetin vendor u zgjodh Ylli Hasani.

Sekretar për Çështjet Zgjedhore u Zgjodh Ivi Kaso.

Për Kryetar të Gjykatës së Apleti të PD, u zgjodh Adriana Kalaja me 126 vota.

Anëtarë janë zgjedhur Elton Bano 144 vota, Anxhela Malko 135 vota, Ledio Nuraj 127, Gledis Çela 83 vota, Arenc Berati dhe Shaqir Manjani.