Tre agjentët e Obamës pezullohen nga puna
Tre nga 11 agjentët e Shërbimit të Fshehtë të SHBA-së që janë përfshirë në skandalin e prostitucionit gjatë vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Kolumbi do të largohen nga forca e sigurisë.

Ndihmës drejtori i Shërbimit të Fshhetë, Poul Morrisej tha se një nga personat po pensionohet, tjetri do të japë dorëheqjen dhe i treti do të shkarkohet. Asnjë nga agjentët nuk është identifikuar dhe tetë të tjerët mbesin të liruar nga detyra deri në hetimet e mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2012, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori