Trazira ne Stamboll per takimin e FMN-se dhe BB-se
Albeu.com
Trazira në Stamboll për shkak të mbledhjes së FMN-së dhe BB-së në këtë qytet. Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji, që t’i shpërndan demonstruesit që protestonin nëpër rrugë.Disa prej tyre thyen edhe vitrina të dyqaneve në afërsi të sheshit Taksim, i cili është bllokuar për shkak të takimit të autoriteteve me ndikim monetar në botë. FMN-ja dhe Banka Botërore për çdo vit takohen në Stamboll, që të bisedojnë për luftën kundër varfërisë në botë dhe për mënyrën si në të ardhmen të parandalohen krizat globale ekonomike financiare. Turqia, edhe pse është njëra prej 20 fuqive ekonomike botërore, megjithatë nuk arrin të ballafaqohet me varfërinë në vend, ku sipas statistikave, çdo i pesti qytetar jeton nën kufirin e varfërisë.
Shtuar më 06/10/2009, ora 21:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori