Trazira në Argjeninë
Greva ka gjunjëzuar Argjentinën e cila është futur në gjendje të jashtëzakonshme pasi shoferët e kamionëve u hodhën në grevë pas refuzimit të rritjes së kontratave në 30% për vitin 2012 ndërsa në pikat e karburanteve shihen radhë kilometrike.

Presidentja e vendit Kristina Kirshner ka dislokuar ushtrinë për të kthyer kamionët në rrugë e për të normalizuar situatën e furnizimit me karburant në mbarë vendin. Ushtria ka marrë nën kontroll edhe uzinat e përpunimit të naftës. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2012, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori