Aksident në Vlorë, 36 vjeçarja me “Volkswagen” përplas motomjetin

Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur një i plagosur.

Një 36 vjeçare , e cila drejtonte një mjet tip “Volkswagen” përplasi një motomjet me drejtues një 30 vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në lagjen “Kushtrimi”.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar 30 vjeçari M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/


Shtuar 25.02.2023 12:35