Tragjike, trupi i biznesmenit 33-vjeçar gjendet pa kokë në apartamentin luksoz (FOTO LAJM)
Trupi i copëtuar i një sipërmarrësi 33-vjeçar është gjetur brenda
apartamentit të tij
luksoz në Manhattan. Pranë trupit të tij u zbulua edhe një sharrë
elektrike.
Viktima është identifikuar si Fahim
Saleh dhe apartamenti i tij
luksoz ndodhej në katin e shtatë të Loëer East Side.
Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e
Saleh.
Policia u njoftua nga një i afërm i 33-vjeçarit, që pasi shkoi të kontrollonte
Saleh bëri zbulimin tronditës.
Kur shkuan në vendngjarje policët gjetën trupin e tij veç ndërsa në një çantë u zbuluan koka dhe krahët.
Ndërsa në dhomën e ndjenjës ishte një sharrë
elektrike.
Hetuesit morën kamerat e sigurisë ku shihej sipërmarrësi që po dilte nga ashensori dhe më pas shkon drejt
apartamentit të tij.
Ai ndiqet nga një person i veshur tërësisht me të zeza dhe që mban një maskë në fytyrë.
Në pamje shihet një përleshje mes tyre në hyrje të
apartamentit, sipas zyrtarëve të policisë.
Policia beson se kur i afërmi i
Saleh shkoi në shtëpinë e tij, vrasësi u detyrua të largohej nga një dalje e dytë.
Shtuar më 16/07/2020,
ora 13:55