Tragjike / Princi italian vdes nën rrotat e kamionit
Princi 21-vjeçar i Italisë, Filippo Corsini ka ndërruar jetë tragjikisht pasi një kamion e goditi për vdekje.

Ai ishte duke shkuar në universitet kur një kamion u përplas me biçikletën e tij dhe e mori zvarrë për rreth 30 meter, përmes një kryqëzimi në Knihghtsbridge.

"Një pastrues xhamash nga Harvey Nichols dhe një burrë me xhaketë lëkure vrapuan për ta ndihmuar. Ata i shtypën gjoksin duke bërë që të hapte gojën dhe që na dha një dritëz shprese, por askush nuk do të mund t’i mbijetonte asaj goditjeje", kanë thënë dëshmitarët.

Ndërkohë policia e ka arrestuar menjëherë kamionistin 42 vjeçar.

Princ Corsini ishte student në "Regent's University London" dhe do të diplomohej në Biznes Ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori