Tragjike / Policia vret gabimisht 13 vjeçarin
Policia ka qëlluar për vdekje një 13 vjeçar, i cili ka nxjerrë nga brezi një armë lodër me rreze laser.

Ngjarja ka ndodhur në Ohio, raportojnë mediet amerikane.

Incidenti ka ndodhur pasi policia kishte marrë një thirrje se po ndodhte një grabitje me armë, në këtë vjedhje u përfshinë disa persona.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, personi që raportoi grabitjen u tha atyre se ishin një grup burrash dhe njëri anëtarë kishte edhe armë.

"Oficerët tentuan t'i marrin të dyshuarit në paraburgim, por njëri nga të dyshuarit u përpoq ta nxirrte armën nga brezi, dhe një polic e qëlloi të dyshuarin me plumba ", thuhet në deklaratën e policisë.

I dyshuari më pas është identifikuar si 13-vjeçar Tyree King, dhe ai u transferua në Spitalin e Fëmijëve, por më vonë vdiq nga plagët e marra. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2016, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori