Tragjike, babai vret të bijën se donte të martohej me një mysliman
Pëlqej
Nuk ka mundur të triumfojë dashuria e dy të rinjve në Izrael pasi babai nuk e la të bijën adoleshente të martohet me një djalë i cili i përkiste fesë myslymane.

Ngjarja ndodhi në qytetin Ramle të Izraelit qendror.

Sami Karra dyshohet se e vrau të bijën e vet, Henriette, 17-vjeçe, për shkak se ai dhe familja e tij ishin kundër lidhjes së saj të dashurisë me një person, i cili në atë kohë ndodhej në burg, si dhe për shkak të planeve për t’u konvertuar në islam për shkak të tij.

Henriette kishte gati 1 muaj që e kishte braktisur shtëpinë e prindërve për shkak të dhunës që kishin ushtruar vazhdimisht babai dhe nëna e saj i saj mbi të.


Por ajo përsëri ishte kthyer në shtëpi duke menduar se familja e saj do të ndërronte mendim dhe do ta pranonte martesën e saj.

Kjo gjë nuyk u mirprit nga babi i saj i cili e rrahu deri sa i shkaktoi vdekjen nga plagët e rënda që kishtë marrë në trup nga goditjet me thikë.

Vrasjen e saj nga i ati e konfirmoi nëna e vajzes e cila u shpreh se bashkëshorti i saj e vrau sepse nuk donte të martohej me një myslyman. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2017, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori