TRAGJIKE/ Babai harron vajzën 4 vjeç në makinë, ajo vdes nga temperaturat e larta
Një vajzë 4 vjeçe gjeti vdekjen e harruar nga babai, në makinëndiell.

Vogëlushja mbeti brenda makinës për disa orë në Rovigno, të Kroacisë, të dielën që lamë pas. Pas dy ditësh agonie në spital, e mitura gjeti vdekjen.

I ati e harroi vajzën në makinëndiell për rreth tre orë dhe kur u kthye ishte shumë vonë, pasi vogëlushja kishte pësuar dëmtime të rënda nga i nxehti përvëlues.

Babai një 33-vjeçar, u denoncua në polici, ndërkohë që e la të miturën në makinë, pasi e thirrën për punë për diçka urgjente, edhe pse e kishte pushim, shkruan noa.al.

Por ajo që mendoi si punë që do zgjaste vetëm pak minuta, zgjati për orë të tëra, duke bërë që ai të harrojë që e kishte lënë të bijën në diell dhe kjo harresë rezultoi fatale.
Shtuar më 12/07/2019, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori