Tragjedia në Mesdhe, arrestohen dy trafikantët
Policia italiane ka prangosur dy skafistë të varkës së nisur nga Libia që u mbyt ditën e diel, duke u marrë jetën qindra emigrantëve.

Bëhet me dije se këta dy shtetas janë arrestuar nën akuzën e "trafikimit të qënieve njerëzore" dhe janë mes 27 atyre të mbijetuarve që arritën brigjet e Siçilisë ditën e hënë.

Ministri italian i Infrastrukturës, Graziano Delrio, deklaroi se prokurori i Katanias, Giovanni Salvi, urdhëroi arrestimin e dy skafistëve që kishin mbërritur në port, në bordin e një anije të rojës bregdetare.

Hetuesit thanë se dy skafistët ishin kapiteni Tunizian dhe bashkëpunëtori i tij sirian, ndërkohë që për të gjithë tragjedinë po zhvillohet një hetim penal. “Policia ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve këtë mbrëmje, gjë që tregon se drejtësia italiane po funksionon”, tha ministri Delrio për gazetarët në Katania. /albeu.com/



Shtuar më 21/04/2015, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori