Tragjedia në Itali, rritet numri i emigrantëve që ndërruan jetë në aksidentin fatal
Ka arritur në 12 numri i të
vdekurve nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi pasdite ne autostradën 16 në kryqëzimin Ripalta, në provincën e Foggia-s. Përvec të
vdekurve ka një numër të madh të plagosurish duke e kthyer këtë
aksident në një tragjedi të përmasave të mëdha. Viktimat janë emigrantë të cilët po ktheheshin nga puna nëpër fusha.
Shkaqet e përplasjes ende po vlerësohen. Vetëm të shtunën e kaluar, në të
njëjtën orë, pati një tjetër
aksident trafiku serioz, në rrugën provinciale 105 midis Ascoli Satriano dhe Castelluccio dei Sauri, ku vdiqën
katër punëtorë të rinj të fermave, të gjithë emigrantët dhe
katër shtetas të tjerë u plagosën rëndë .
Shtuar më 06/08/2018,
ora 17:24