FOTO/ Andrew Bode ende në kërkim, ky është automjeti me të cilin ndiqte Edmond Papën derisa e ekzekutoi

Nuk dihet ende vendndodhja e Andrew Bode, 44-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenti Edmond Papa më 16 dhjetor në Tiranë.

Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, si duket edhe në foton e siguruar nga Gazetari Arsen Rusta.

F92eac85 Bf73 473a A109 3c5595597df7

Bode është shpallur në kërkim që nga data 31 dhjetor pas arrestimit të Alban Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të Bodes, epse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi. Dyshimet janë se ai mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë. /albeu.com


Shtuar 7.01.2023 17:31