Tragjedia në Greqi! Këto janë personat që humbën jetën nga moti i keq (FOTO LAJM)

Pëlqej
11 burra dhe pesë gra janë viktima e tragjedisë së motit në Greqi.

Të plagosurit kanë arritur në 37.

Nëntë prej tyre tashmë janë larguar nga spitali.

12 të mbeturit, duke përfshirë shtatë gra dhe pesë burra, mbeten në spital, përcjell albeu.com.

Gjithsesi, të gjithë janë jashtë rrezikut. Vetëm një grua është plagosur rëndë.

Në mesin e të vdekurve është shofer kamioni Giorgos Makarounas, i cili mbeti i bllokuar në kamionin e tij dhe ujrat errrëmbvyeshëm e morën me vete.

Në atë moment, ai fliste në telefon me nënën e tij. "Kam frikë,po mbytemi" ishte fjalët e tij të fundit.

Gjahtari 54-vjeçar Babis Dimitropoulos është gjithashtu i vdekur. Mëngjesin e së mërkurës kishte shkuar për gjueti me vëllain e tij, Dimitris. Dy vëllezërit përfunduan në një një përrua.

54-vjeçari humbi jetën, ndërsa vëllai i tij ende nuk është gjetur.

Trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit Thriasio.

Vdekjet e tyre erdhën të papritura për shkak se dhe moti u përkeqsua natën e së mërkurës. /albeu.com/






















Shtuar më 16/11/2017, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori