I zoti i shtëpisë harroi bombulën e gazit ndezur dhe iku në punë, digjet banesa në Berat

Një banesë u dogj mëngjesin e sotëm në në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit, si pasojë e flakëve të zjarrit që përfshinë shtëpinë në orët e para të mëngjesit.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka pasojë në njerëz, pasi në banesë nuk ndoshej ansjëri në momentin e zjarrit. Kanë qenë fqinjët që kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses pasi vetë kryefamiljari nuk ka qenë në shtëpi, pasi kishte shkuar në punë.

Shkak i zjarri ka qenë bombula e gazit.

Kryefamiljari Krenar Gjata tregon për Report Tv se në mëngjes kishte vën diçka për të gatuar dhe ishte larguar me mendimin se e kishte mbyllur gazin, sapo kishte shkuar në punë e kanë marrë në telefon për ti njoftuar se po i digjej shtëpia

“Kur erdha pashë dhe vetë ngela në qiell të hapur” thotë ai ndërsa bën apel për ta ndihmuar.

Zjarri rezikoi të digjet dhe banest përreth. Por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që të izolojnë flakët që rrezikuan dhe banesat e tjera ngjitur me të./albeu.com/