Mposhti më të mirët, ky është trajneri i muajit mars në Premier League

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka pranuar çmimin e tij të dytë si trajneri më i mirë i muajit në sezonin 2021/22 në Premier Ligën angleze, pasi fitoi çmim për muajin mars.

Në listën prej pesë trajnerëve sa ishin në garë për këtë çmim, Arteta mposhti Antonio Conten, Jurgen Klopp, Brendan Rodgers dhe Thomas Tuchel pas votave nga publiku të cilat ishin të kombinuara me ato të panelit të ekspertëve të futbollit. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2022 16:11