U dëmtua kundër Interit, Allegri me dhimbje kokë për Locatellin

Manuel Locatelli u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit dhe trajneri Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të keq.

Mesfushori ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore dhe është konfirmuar që ka një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.

Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një këputje, por me një zgjatje që kërkon rreth katër javë që të rikuperohet. /h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 15:13