TRAGJEDIA / Gjermania ndez portën e Brandenburgut me ngjyrat e flamurit të Turqisë
Porta e Brandenburgut, një nga simbolet më të mëdha të kryeqendrës së Berlinit, u vesh mbrëmë me ngjyrat e flamurit të Turqisë, si shenjë e solidaritetit pas sulmit të fundit terrorist në Stamboll.

Me vendim të autoriteteve të Berlinit, Porta e Brandenburgut të hënën u vesh me ngjyrat e flamurit të Republikës së Turqisë, ndërsa kryeministri i krahinës së Berlinit Michael Müller përcolli mesazhe ngushëllimi me rastin e sulmit terrorist në Stamboll.

Kujtojmë se gjatë sulmit terrorist në klubin e natës në Ortakoy, Stamboll, të kryer në natën e ndërrimit të viteve, humbën jetën 39 persona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori