Surprizon këngëtarja greke, performon në shqip këngën popullore “25 gërsheta” (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur greke, Glikeria ka surprizuar shqiptarët duke kënduar për herë të parë në gjuhën shqipe. Ajo ka interpretuar këngën popullore të famshme “25 gërsheta” në kanalin televiziv Mega.

Videoja e performancës së artistes greke është publikuar nga komuniteti shqiptar në Greqi, në profilin zyrtar në Facebook. Kënga është përpunuar nga muzikanti shqiptar Dasho Kurti, dhe u këndua nga Glikeria.


Shtuar 2.07.2021 15:54