Tragjedi, shkon në 400 numri i të vdekurve pas tërmetit dhe cunamit në Indonezi (FOTO LAJM)

Të paktën 400 persona humbën jetën dhe mbi 500 persona të tjerë janë lënduar nga një tërmet shkatërrimtar që ka goditur ishullin indonazian të Sulavesit.

Ky tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë Rihter ka goditur dje ishullin e Sulavesit, në qendër të Indonezisë, thuhet në njoftimin e institutit amerikan USGS.

Pas kësaj tragjetdie agjencia e menaxhimit të katastrofave lëshoi alarmin për cunami.

"Kur erdhi cunami, njerëzit ishin duke qëndruar ende në plazh dhe nuk kishin mundësi të largoheshin", ka deklaruar Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë BNPB.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar edhe qindra shtëpi banimi, duke bërë që shumë njerëz të mbesin në rrugë.
Shtuar më 29/09/2018, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori