Tragjedi në Skoci, mbytet anija me 8 persona në bord
Një anije e regjistruar në shtetin qipriot është mbytur në brigjet e Skocisë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe mendohet se 8 persona të ekuipazhit kanë humbur jetën.

Anija ”Cemfjord” që u mbyt rreth 25 kilometra nga brigjet e Ëick, në verilindje të Skocisë, ishte parë nga një traget rreth orës 14:30 GMT.

Disa anije shpëtimi, anije të tjera dhe helikopterë janë përfshirë në kërkime që do të rifillojnë sot.

Kompania ”Brise of Hamburg”, pronare e anijes, konfirmoi në një komunikatë se ekuipazhi prej tetë personash, shtatë polakë dhe një filipinas ishte zhdukur pas aksidentit të rëndë./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori