Rama flet për 2019: Viti më i vështirë!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në RTSH ka deklaruar se 2019-ta, ishte ndër më të vështirët gjatë qeverisjes së tij.

Ai përmendi protestat, djegien e mandateve dhe gjithashtu edhe tërmetin.

“Në kujtesën time si kryeministër, ka qenë viti më i vështirë. Një vit që në gjysmën e parë u karakterizua nga një konflikt i madh, nga një ngërç i madh. nga një situatë ku u vumë në pozitivë të vështirë si vend.

Dhe pastaj me një palë zgjedhje jo atipike, po realisht të pazakonshme deri në fund. Zgjedhje të bojkotuara nga opozita dhe në një pjesë të madhe të bashkive me një kandidat.

Pastaj një tërmet psikologjik, siç ishte refuzimi i çeljes së negociatave me BE. Pastaj me një kulmim tragjik me tërmetin e 26 nëntorit, që krijoi mundësinë e një fillimi të ri. Ky vit që ka filluar do jetë viti i një fillimi të ri, edhe falë shtysës që gjeneroi kjo situatë.”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 4.01.2020 20:32