Tragjedi në det, ka të vdekur
Pëlqej
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në një lum në jug të Indisë.

Karhikeya Mishra, zyrtar indian, tha se mjeti lundrues u fundos në lumin Godavari si pasojë e kushteve të mbrëmshme të papërshtatshme të motit.

Deri tani janë nxjerrë kufomat e katër personave, ndërsa po kërkohen 40 të zhdukur.

Rreth njëzet persona pas fatkeqësisë, ku arsye e së cilës ende nuk dihet, notuan në breg, ndërsa në aksionin e shpëtimit janë përfshirë edhe peshkatarët.

Aksidente të tilla ndodhin shpesh në Indi për shkak të stërngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit.



Shtuar më 17/05/2018, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori