Tragjedi, mbyt babanë pastaj fle gjumë
Sherri në familje përfundon në tragjedi. Djali vrau babain pasi debatoi ashpër me të ditën e Krishtlindjes. Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë, përcjell Albeu.com.

Sipas mediave vendase, ditën e djeshme djali 36-vjeçar shkoi për vizitë tek banesa e babait të tij 61-vjeçar. Të dy ishin duke festuar së bashku edhe me një person të tretë, që sipas shtypit vendas, ishte një shqiptar dhe mik i familjes. Kur ky i fundit u largua nga shtëpia, mes babait dhe djalit nisi një debat. Nën ndikimin e alkoolit, 34-vjeçari kujtoi kohën kur babai e godiste kur ishte ende i vogël. Në sherr e sipër, djali mbyti babanë me duar pastaj fjeti gjumë.

Trupin e pajetë të babait e gjeti vajza në mëngjes. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe arrestuan 34-vjeçarin. Ky i fundit ishte në gjendje të keqe për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai pranoi krimin e rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori