Si gjithnjë, për disa muaj ai ishte shoqëruar nga prindërit në autobusin e kopështit çdo mëngjes, por një ditë ata do të përballeshin me tragjedinë.
Fëmija nuk zbriti për në kopësht si gjithë të tjerët për t'u gjetur i vdekur shtatë orë më pas.
Tragjedia ka ndodhur në Francë, ku një djalë tre vjeçar gjeti vdekjen për shkak të neglizhencës së të
gjithëve, raporton Albeu.com.
Gjatë udhëtimit nga shtëpia për në kopësht atë e kishtë zënë gjumi, por kur zbritën të gjithë
askush nuk e njoftoi se duhej të zbriste.
Shoferi parkoi autobusin dhe e mbylli padashje djalin brënda ndërkohë që jashtë temperatura ishte 35 gradë celsius.
Askush nuk e vërejti mungesën e tij në klasë, ndërsa
tragjedia u zbulua shtatë orë më pas kur
shoferi shkoi të marrë sërish autobusin.
Vogëlushi kishte ndërruar jetë për shkak të mungesës së oksigjenit dhe nxehtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 12:16