Tragjedi familjare ne Gjermani
Albeu.com
Andreas H. në tavanin e shtëpisë së tij me të shtënë në kokë i ka vrarë dy motrat e tij. Ka shkuar në restorant dhe ka darkuar me prindërit. Është kthyer në shtëpi dhe i ka vrarë ato.Policia gjermane e ka zgjidhur vrasjen e katërfishtë në qytetin Eislingen. Në shtëpinë familjare, javën e kaluar policia ka gjetur të vdekur tërë familjen. Andreas H. me ndihmën e shokut të tij Frederik B. i ka vrarë dy motrat e tij Anne Marie (22) dhe Ann Christine (24), në tavan në dhomën ku së bashku kanë shikuar televizion. Ai ka shtënë disa plumba në kokë, pastaj ka braktisur shtëpinë dhe është nisur deri tek restoranti më i afërm. Aty është takuar me prindërit e tij Ilsa (55) dhe Hansjurgen (57). Ai me gjakftohtësi është ulur me to në tavolinë. Ka ngrënë dhe pas një ore është kthyer në shtëpi. E ka mbushur armën dhe i ka pritur, me të hyrë në shtëpi ai i ka vrarë prindërit e tij. Në to ka zbrazur 30 plumba. Djelmoshat janë liruar nga rrobat dhe arma, i kanë futur në qese nga plastiku dhe i kanë dërguar në pyll. Atje në strehimoren e tyre kanë ruajtur një arsenal të tërë të armëve. Policia ka konstatuar se arma është vjedhur shtatorin e kaluar në një shitore për armë.
Andreasi pas kësaj është kthyer në shtëpi, e ka lajmëruar policinë se e ka gjetur tërë familjen e vdekur. Pas hetimit, djaloshi është arrestuar. Ai mohon gjithçka, dhe pohon se nuk është fajtor. Varrimi i prindërve të tij është sot, ai kërkoi nga gjykatësi ti lejojë të shkojë që të përshëndetet për herë të fundit me prindërit e tij, por gjykatësi nuk i ka lejuar. (alsat)
Shtuar më 18/04/2009, ora 22:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori