Një traget me 538 pasagjerë në
bord ka marrë flakë në portin e Igumeincës. Mediat greke raportojnë se “ANEK LINES” kishte në
bord 538 pasagjerë, 293 automjete dhe 75 anëtarë të ekuipazhit.
Pas
flakëve, autoritetet bënë evakuimin e menjëhershëm të
pasagjerëve, ndërsa zjarrfikësit fillimisht lokalizuan
flakët dhe më pas i shuan.
Dyshohet se zjarri nisi nga një bastisje në garazh, ku ishte fshehur një person me origjinë kurde, por fatmirësisht nuk kishte viktima. Mjeti lundrues ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Shtuar më 29/09/2019,
ora 09:18