Trafiku i drogës, 56-vjeçarja britanike dënohet me vdekje (FOTO-LAJM)

Një 56 vjeçare britanike është dënuar nga drejtësia indoneziane me vdekje nën akuzën e trafikut të drogës. Trupi gjykues tha se Sandiford kishte dëmtuar imazhin e Balit si një destinacion turistik dhe se kishte cënuar programin anti-drogë të qeverisë së vendit.


Ajo u akuzua se ishte përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës ku ishin të përfshirë edhe tre shtetas të tjerë britanikë.

Lindsay Sandiford u arrestua në muajin maj pasi policia lokale, duke kryer një kontroll rutinë, gjeti 4.8 kilogram kokainë në valixhen e saj. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori