Trafikantët gjejnë zgjidhjen, fshehin kokainën në pelenat e foshnjave (VIDEO)
Tashmë trafikantët e kanë gjetur një zgjidhje për transportin e kokainës, duke e fshehur atë në pelenat e fëmijëve.

Por kjo nuk u ka shpëtuar aspak policisë.

Në video tregohet se si një grup kriminelësh kanë shfrytëzuar foshnjën gjashtë muajshe për të fshehur kokainën në pelenat e saj, transmeton "Telegrafi".

Gjatë një kontrolli të imtësishëm të policisë në strofullën e tyre në qytetin Sardi, ata gjetën një foshnje që brenda pelenave të saj kishin futur lloje të ndryshme të drogës nga marihuana deri tek kokaina.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët e Argjentinës, të cilët nuk po arrijnë të kuptojnë mizorinë e dilerëve të drogës. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2016, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori