Trafikanti nigerian arrestohet me 79.000 euro në stomak!
Një trafikant nigerian është arrestuar në lindje të Francës me 79 000 euro në sistemin tretës dhe 13 000 franga zvicerane të fshehura në veshje dhe këpucë, bëri të ditur dogana.

Trfikanti i cili është arrestuar rastësisht, ndërkohë që po udhëtonte në një autobus të qytetit në afërsi të stacionit të autobusëve në Strasburg, ka deklaruar për agjentët e doganave se ai banonte në Spanjë dhe se jetonte me të ardhurat që fitonte si pjatalarës në një restorant në Baleares.

Ai dha shpjegime të tjera për doganierët për origjinën e parave.
Qeni antidrogë ka ndjerë aromën e kanabisit në kartmonedhat që kishte fshehur.

Dorëzuar policisë gjyqësore, personi i është nënshtruar një radiografie që ka treguar praninë e nëntë prezervativëve të mbushur me kartmonedha.

Policia ka zbuluar përmbajtjen e tyre, prerje 200 dhe 500 euroshe që arrinin vlerën e 79.000 eurove. /albeu.com/


Shtuar më 06/07/2017, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori