“Toyota” do të tërheqë 2,27 milionë
automjete në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbegët. Kjo është hera e tretë në tre muaj që numri një në botë në këtë sektor tërheq makina nga
tregu.
Në zëdhënës i grupit shpjegoi se fryrja e airbagut për rreth 20
modele mund të jetë me difekt dhe, në rastin më të keq, të digjet. Rreth 650 mijë
automjete që mendohet të kenë këtë problem janë në Japoni dhe 1,62 milion në botë.
“Një klient japonez ishte ankuar se sedilja e veturës së tij ishte djegur pjesërisht për shkak të këtij problemi, por deri tani nuk ka pasur asnjë aksident të rëndë”, theksoi zëdhënësi.
Makinat për qytet të
tipit “Yaris”, disa
modele të
tipit “Corolla”, familjare të
tipit “Noah” dhe “Avensis” rezultojnë në modelet e tërhequra nga
tregu. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014,
ora 11:24