Topolanek fiton bindshem ne Republiken Ceke
Albeu.com
Partia e ish-kryeministrit çek Topolanek shënoi një fitore bindëse përballë rivalëve të majtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në këtë vend. Ndërkohë, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët dhe nuk ofron një ...... parashikim të qartë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin tetor.

Pas numërimit të 99.5 për qind të votave, Partia e djathtë Demokratët Qytetarë, e kryesuar nga ish-kryeministri Mirek Topolanek, fituan 31.4 për qind të votave me një kryesim bindës prej nëntë për qind kundrejt rivalëve të majtë Social Demokratë. Ky rezultat pritet t'i sigurojë kësaj partie një përfaqësim me 22 deputetë në Parlamentin Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve shënon një rikthim të fuqishme të së djathtës pasi e majta kishte fituar zgjedhjet lokale vjeshtën e kaluar. Kabineti i Topolanek u rrëzua pas një mocioni mosbesimi në mars duke e zhytur vendin në kaos në mesin e presidencës gjashtëmujore të radhës së Bashkimit Evropian.

Kriza politike në vend u zgjidh me krijimin e një kabineti të ri të përkohshëm në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet forcave më të mëdha politike. Qeveria e përkohshme u aprovua dje nga parlamenti dhe do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme të tetorit.
Shtuar më 08/06/2009, ora 15:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori