Tollovi per ditelindje te Titos
Albeu.com
Disa mijëra njerëz nga gjithë ish-Jugosllavia vizituan të martën varrin e Josip Broz Titos në Beograd, me rastin e 25 majit, ish-Ditës së Rinisë dhe ditëlindjes së ish-presidentit jugosllav.
Në mesin e të pranishmëve raportohet se kishte njerëz nga Rijeka, Umagu, Shkupi, Podgorica, Ljubjana, Novi Sadi, Beogradi, Smedereva dhe nga shumë qytete tjera të ish-Jugosllavisë.

Madje, disa nga të pranishmit bartnin edhe flamuj të dikurshëm jugosllav, e disa kapela me yll dhe shami të kuqe.
Shtuar më 25/05/2010, ora 18:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori