Toka nuk gjen qetësi! Pas Greqisë, ja ku u ndje lëkundja e radhës
Tërmetet s’kanë të ndalur. Pas atij të raportuar në Greqi, lëkundjet e radhës janë ndjerë në Bosnje Hercegovinë. Zona e nxehtë sizmike në Ballkan nuk po gjen qetësi.

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter u ndje në Greqi, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

Më pas, lëkundje të lehta janë ndjerë në Bosnje Hercegovinë, rreth një orë më pas.

Ky tërmet ka qenë i shkallës 3.3, dhe është ndjerë lehtë afër epiqendrës.

Gjatë 5 orëve të fundit në Greqi janë ndjerë rreth 10 lëkundje të lehta.

Fakti që lëkundjet vazhdojnë edhe në vendet fqinje, por pa pasojë, shihet si pozitiv, pasi kështu shkarkohet edhe energjia e akumuluar.
Shtuar më 14/02/2020, ora 23:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori