Tokë, ajër dhe det, Rusia nis stërvitjet ekstreme (FOTO LAJM)

Rusia ka nisur stërvitje tokësore, ajrore dhe detare në Krimenë e aneksuar, një stërvitje trajnuese kjo e cila thuhet se përfshin mijëra trupa.

Ky veprim është cilësuar si i rëndësishëm nga ushtria, duke shtuar se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse, që tri njësi të mëdha ajrore të jenë “të alarmuara në të njëjtën kohë”, shkruajnë mediat e huaja.

Komandanti në krye të stërvitjeve, Koloneli i Përgjithshëm Andrei Serdjukov, tha se stërvitja u shkaktua nga një “rritje e kërcënimit terrorist” në rajon.

stërvitje do të jenë më shumë se 2.500 paratrupa dhe 600 pjesë të pajisjeve të vendosura në gadishullin e kontestuar, e cila ishte nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës, derisa Rusia e aneksoi në shkurt të vitit 2014.

Vendet perëndimore vazhdojnë të dënojnë aneksimin e Krimesë si një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. /albeu.com/


Shtuar më 21/03/2017, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori