Një
shqiptar është gjendur i pajetë në lumin Sava të Beogradit.
Ai quhet Xhemsi
Demiri, 34 vjeç dhe
trupi i tij ka dalë në sipërfaqe, kur është vërejtur nga një familje që po lundronte në ujërat e lumit.
Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia.
Nga të dhënat e para, bëhet me dije se
trupi i pajetë i shqiptarit ka më shumë se një muaj që është hedhur në lum.
Demiri është mbytur në mënyrë mizore. Atij i është lidhur tërë koka me ngjitës dhe në pjesën e këmbëve i është vënë një gur i rëndë.
Burimet policore kanë sqaruar se ngjarja makabre ka patur së paku dy autorë, pasi viktima ka patur një peshë prej 90 kilogramësh dhe gjatësi prej 180 cm dhe një njeri i vetëm kurrsesi s'mund ta bënte këtë veprim. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 10:52