Tmerr në qiell, motori i avionit merr flake ne ajër (VIDEO)

Një Boeing 777 i “Japan Airlines”, me 233 pasagjerë në bord si dhe 15 anëtarë të stafit po nisej për një Nju Jork në momentin kur një nga pilotët raportoi se një zog ishte përplasur me një nga motorët e avionit, shkruan Albeu.com.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një nga motorët përfshihet nga flakët në momentin që ndodh përplasja me shpendin.

Si pasojë e incidentit, piloti kërkoi një ulje emergjente vetëm pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Haneda-s, shkruan Daily Star, transmeton albeu.

Një zëdhënësi i kompanisë ajrore njoftoi se “mesa duket shpendi kishte mbetur në motorin e majtë në mometin që avioni po ngrihej nga pista”, shkruan Albeu.com.

Piloti derdhi karburantin në mënyrë që të lehtësonte peshën përpara se të riulej në aeroport. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori