Tmerr në Itali, shqiptari hidhet nga tarraca por policët e kapin në ajër (VIDEO)
Një shqiptar është hedhur nga tarraca e një pallati në Romë.

Por fatmirësisht shqiptar, 26-vjeç është shpëtuar në momentet e fundit nga policia italiane.

26-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit pesëkatësh në rrugën Lorenzo il Magnifico, zona Porta Pia.

Policët hipën në tarracë duke u kacavjerrur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me djalin.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh.

Për fatin e tij të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët duke i shpëtuar atij jetën. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori