E rëndë në Itali, fqinji qëllon me armë drejt dritares, plagoset rëndë 3-vjeçari

Foto ilustruese

Një roje sigurie ka qëlluar me armë nga dritarja por kjo gjuajtje ka qenë e rëndë për një fëmijë 3-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Cortefranca në provincën e Brescias në Itali.

Fëmija ishte në dritaren e shtëpisë kur e goditi plumbi. Ende nuk dihet se pse ka qëlluar roja i sigurisë, i cili është fqinj i viktimës. Aktualisht autori ndodhet në kazermë në dispozicion të karabinierëve që po hetojnë.

Fëmija u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo./albeu.com